ForumCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dossena dëshiron të transferohet në Juventus

Shko poshtë 
AutoriMesazh
W!Ld|MaN..

avatar

Posts : 317
Join date : 04/06/2009
Age : 21
Location : Obiliq

MesazhTitulli: Dossena dëshiron të transferohet në Juventus   Fri Jun 05, 2009 6:54 pm

[img]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0605131335519_m.jpg[/img]Futbollisti i Liverpoolit, Andrea Dossena, thotë se ai mund të kalojë në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi i majtë nuk la shumë mbresa në sezonin e parë në Liverpool, dhe thotë se është marrë vesh me Benitez të largohet nga Anfield gjatë kësaj vere.

“Kam folur me Benitez. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm i cili e kupton problemin tim. Ai më tha se nëse marrin ndonjë ofertë konkrete, e cila është e mirë edhe për mua edhe për klubin, ai do të insistojë në transferimin tim”, ka thënë Dossena.

“Do të transferohesha në Juventus. Ata treguan interesim për mua vitin e kaluar, por Liverpool hyri në garë dhe arriti të më marrë. Në Angli luhet individualisht dhe stërvitja më e vështirë nuk zgjat më shumë se 40 minuta. Mua më duhet stërvitje më e gjatë”, ka shtuar italiani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.prishtinadc.tk
 
Dossena dëshiron të transferohet në Juventus
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet Nga Sporti-
Kërce tek: