Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë EmptyForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Posts : 298
Join date : 03/06/2009

Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë Empty
MesazhTitulli: Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë   Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë EmptySat Jun 06, 2009 2:38 pm

[img]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0606122558560_m.jpg[/img][b]Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka reaguar ndaj provokimit të
trajnerit të Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili ka thënë se nuk do të
dëshironte të ishte në stolin e Përfaqësueses kuqezi në përballjen e të
shtunës mbrëma në "Qemal Stafa".[/b]“Nuk do të dëshiroja të
isha në vendin e (trajnerit Josip) Kuze dhe të shqiptarëve në këtë
përballje”, ka deklaruar Queiroz duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka
kjo ndeshje për Portugalinë.

Ndërkohë, kapiteni i Olimpique Marseille është shprehur krenar që është
shqiptar edhe në këtë mbrëmje të vështirë duke thënë se pavarësisht
rezultatit, futbollistët kuqezi do të dalin nga fusha kryelartë.

"Nuk jam në pozicionin për t‘iu përgjigjur Queiroz, por ai duhet të
dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në
futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në
fitore do ta kemi kokën lartë dhe do të mbetemi krenarë për origjinën
tonë”.

“Këtë le ta tregojmë në fushë, me mundësitë tona. Ne nuk dorëzohemi dhe
në asnjë moment nuk i trembemi Portugalisë", është shprehur mesfushori
kosovar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://alboz-hacking.albanianforum.net
 
Cana: Shqiptarët janë dhe do të jenë krenarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet Nga Sporti-
Kërce tek: