Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
Shqipëria dënohet në fund EmptyForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqipëria dënohet në fund

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Posts : 298
Join date : 03/06/2009

Shqipëria dënohet në fund Empty
MesazhTitulli: Shqipëria dënohet në fund   Shqipëria dënohet në fund EmptySun Jun 07, 2009 12:17 pm

[img]http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0606224605770_m.jpg[/img][b]Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal
Stafa", ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, ka përfunduar me fitoren e
përfaqësueses mysafire me rezultat prej 2-1.[/b]Ndeshja
kualifikuese e grupit të Parë për Kampionatin Botëror 2010, ishte një
përballje e cila Shqipërisë i nevojitej vetëm për statistika dhe për
prestigj, ndërkohë që kjo ndeshje ishte vitale për Portugalinë, pasi që
vetëm fitorja mbante gjallë shpresat për të udhëtuar në Afrikën e Jugut.
[b]Pjesa e parë [/b]
Portugalia ishte skuadra e cila dominoi në pjesën më të madhe të
fraksionit të parë të lojës, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm dhe
patën momentet e tyre, kështu që pas 45 minutave të para rezultati
ishte i barabartë, 1-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi përfaqësuesja mysafire pas një
përgjumje të mbrojtjes kuqezi që nuk arriti të largonte një krosim të
mbrojtësit Bosingëas, të cilin e shfrytëzoi Hugo Almeida për të shënuar
në portën e Hidit (27’).

Mirëpo, ky gol nuk ndikoi aspak në moralin Kombëtares, e cila reagoi
shumë shpejt duke barazuar rezultatin. Golin e barazimit e shënoi
sulmuesi Erjon Bogdani, i cili kërceu më së larti pas një krosimi të
Ervin Skelës dhe e mposhti portierin mysafir, Eduardo (28’).

Deri në fund të pjesës së parë nuk u shënuan më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.
[b]Pjesa e dytë[/b]
Në fraksionin e dytë të lojës pamë një Shqipëri ndryshe, e cila në disa rate e vuri në vështirësi skuadrën mysafire.

Megjithatë portugezët vazhdonin të ishin të rrezikshëm kohë pas kohe, por duke mos qenë të saktë para portës shqiptare.

Duhet përmendur se lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar
Cristiano Ronaldo- i etiketuar nga tifozët kuqezi si “Miss Bota 2010”-
nuk arriti të tregohet përballë mbrojtjes kuqezi.

Nga ana tjetër, në minutën e 59-të sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani,
bëri një depërtim të shkëlqyer në zonën e rrezikshme të skuadrës
mysafire, mirëpo ndërhyrjen e Ricardo Carvalhos, gjyqtari i ndeshjes
nuk e sanksionoi me penallti.

Megjithatë, si gjithmonë tradita vazhdon dhe përfaqësuesja e Shqipërisë
ndëshkohet në fund. Një dalje të gabuar të portierit Hidi e dënoi Bruno
Alves i cili shënoi golin e fitores për Portugalinë (93’).

Duke lënë anash rezultatin e ndeshjes, duhet vlerësuar se Kombëtarja
kuqezi bëri një paraqitje të mirë në këtë ndeshje nën udhëheqjen e
trajnerit të ri Josip Kuze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://alboz-hacking.albanianforum.net
 
Shqipëria dënohet në fund
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuze: Shqipëria mund ta mposhtë Portugalinë
» Iniesta: Në Barcelona deri në fund të karrierës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Lajmet Nga Sporti-
Kërce tek: