[b]Manchester United ka filluar të bëjë planet e shpenzimit të 94 milionë eurove që do t’i fitojë pas shitjes së Cristiano Ronaldos te Real Madridi.[/b]
Djajtë e Kuq dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën, sidomos në repartin sulmit, ndërsa Sir Alex Ferguson dëshiron shërbimet e sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, i cili përveç si qendërsulmues, mund të luajë edhe në krah për ta zënë vendin e lënë bosh nga Ronaldo.
“Po, është e vërtetë. Vucinic do të jetë njëri nga zgjedhjet e para të klubit. Megjithatë ende nuk ka asgjë konkretë”, ka thënë një burim i afërt me United për [i]Calciomercato.com[/i].