[img]
http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0606093608842_m.jpg[/img][b]Pas caktimit zyrtar të Ciro Ferraras si trajner për sezonin e
ri, skuadra e Juventusit mund të fillojë në mënyrë më efektive që t’i
shqyrtojë gjërat para fillimit të sezonit 2009/2010.[/b]Zonja e
Vjetër tashmë ka siguruar shërbimet e Fabio Cannavaros, Diegos dhe
Gaetano D'Agostinos, që lë të kuptohet se formacioni i zakonshëm 4-4-2
do të ndërrohet në 4-3-1-2.
[i]Sportmediaset.it[/i] njofton se Ferrara ka dhënë disa ide se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet.
Trajneri ka kërkuar qëndrimin e Olof Mellberg me kusht që të ketë më
shumë mbrojtës në dispozicion, ndërkohë të riun Sebastian Giovinco do
ta shfrytëzojë si zëvendësues të denjë të Diegos për sezonin r i.
Njëri nga lojtarët i cili është më afër largimit nga Bianconerët është
sulmuesi francez David Trezeguet, ndërsa nëse vijnë oferta të mira,
atëherë Tiago, Christian Poulsen dhe Mauro Camoranesi do të shiten.