[img]
http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0606220829161_m.jpg[/img][b]Përfaqësuesja e Danimarkës ka shënuar fitore të rëndësishme në
udhëtim kundër Suedisë për të përforcuar pozitën e parë me 16 pikë në
Grupin e Parë kualifikues.[/b]Takimi i vlefshëm për Kampionatin
Botëror 2010, i zhvilluar në stadiumin Rasunda të Solnas në Suedi,
ndërmjet përfaqësueses së Suedisë dhe asaj të Danimarkës, ka përfunduar
me fitoren minimale të mysafirëve.
Të vetin gol në ndeshje e shënoi Thomas Kahlenberg (22’), ndërsa duhet
përmendur se në minutën e 12-të skuadra vendase humbi një penallti,
pasi nga pika e bardhë dështoi Kallstrom.