[img]
http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0610132508943_m.jpg[/img][b]Orlando Magic është rikthyer në garë duke mposhtur Los Angeles
Lakers me rezultat 108-104 në ndeshjen e tretë finale të NBA-së, duke
ngushtuar deficitin në 2-1.[/b]Dwight Howard dhe Rashard Lewis
secili shënuan nga 21 pikë për të udhëhequr te Magic, të cilët shënuar
63% të gjuajtjeve nga fusha.
Bryant luajti lojën më të dobët të serisë, duke shënuar 31 pikë, por
vetëm 11 nga 27 tentimet e tij, si dhe duke humbur gjysmën e 10
tentimeve të tij nga gjuajtjet e lira. Pau Gasol kontribuoi me 23 pikë
në këtë ndeshje.
Ndeshja katërt e serisë do të zhvillohet të enjten përsëri në Orlando.