[img]
http://www.telegrafi.com/fo/sport/f.0610163111837_m.jpg[/img][b]Florentino Perez ka pranuar se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta
transferuar anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, nëse bavarezët
nuk dëshirojnë ta shesin atë.[/b]Francezi është njëri nga
lojtarët që kryeson listën e transferimeve të Realit, mirëpo përkundër
tentativave të Zinedine Zidane për ta sjellë në Bernabeu, Bayerni nuk
lejon largimin e tij.
“Ribery i takon Bayernit dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë atë. Unë
duhet ta respektoj atë që e dëshiron skuadra e tij. Mirëpo, do ishte
ndryshe nëse ata e ndërrojnë mendimin e tyre”, ka thënë Perez.